Këshilla mjekësore

Përbërësit që duhet shtuar kafesë për tu shpejtuar metabolizmi

By GAZETA SCANNER

September 24, 2024

Nuk ka ndonjë dyshim se kafeja është ndër pijet më të shijshme në mëngjes. Ajo brenda pak momenteve i përmirëson nivelet e energjisë dhe iu bën gati për pjesën e mbetur të ditësKafeja ngërthen në vete shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë metabolizmin e shpejt dhe, nëse konsumohet në sasi modeste, kafeja e mbron shëndetin e zemrës.

Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se këtë pije të preferuar mëngjesore mund ta kthejnë në djegës të fuqishëm të dhjamit vetëm duke i shtuar disa përbërës të zakonshëm si vaji i kokosit, kanella dhe mjalti.

Nëse i përzieni këta përbërës në kafe, shumë shpejt do t’i hiqni kilet e tepërta pa pasur nevojë të bëni ndryshime të mëdha në stilin e jetës.

Përbërësit:

– gjysmë gote mjaltë

– 1/3 gotës vaj kokosi

– një lugë gjelle kanellë

– një lugë gjelle kakao (jo e detyrueshme)

Përgatitni një pastë vetëm duke i përzier këta përbërës së bashku. Vendoseni produktin në një tas të qëndrueshëm dhe mbajeni në frigorifer.

1-2 lugë gjelle të këtij produkti e shtoni në një tas me kafe të freskët. E përzieni mirë dhe e shijoni kafenë e shëndetshme që do t’ua djegë dhjamin!