Lajme

Për Spahiun Asociacioni pa u vendosur flamuri i Kosovës në Beograd është “tradhti kombëtare”

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2024

“Tradhti kombëtare” është sipas analistit Nexhmedin Spahiu nëse themelohet Asociaiconi i Komnave të banuara me shumicë serbe pa valuar flamuri shtetëror Kosovës në Beograd.

“Nuk është çështja këtu bëhet apo nuk bëhet asociacioni. Nëse bëhet pa u ngritur flamuri i Kosovës në Beograd, përbën tradhti kombëtare, përbën një lëshim. Nëse bëhet, por paralelisht me ngritjen e flamurit të Kosovës në Beograd, do të përbënte një sukses për Kurtin dhe nuk ka pse ta ndajë atë me opozitën”, ka thënë ai në Euronews Albania.

“Të gjitha kritikat e mia ndaj qasjes së Kurtit kanë të bëjnë me atë që ai duhet të jetë sa më i qartë me atë që ‘po do ta bëj asociacionin kur të ngrihet flamuri i Kosovës në Beograd’. Mbetet për t’u parë edhe angazhimi i Vuçiç me ngritjen e misioneve diplomatike të Kosovës në Beograd”, ka thënë ai.