Lajme

Për pesë muaj, Shqipëria vizitohet nga 21 mijë turistë zviceranë

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Revista Migros zbulon për publikun zviceran, Shqipërinë si një destinacion i paharrueshëm pushimesh në zemrën e Ballkanit.

Përvoja të jashtëzakonshme mes bukurive natyrore, historisë e kuzhinës së pasur, pa harruar mikpritjen e ngrohtë në strehëzat që ofrojnë turizëm familjar.

Kështu shkruan kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Facebook.

Po ashtu, ai shton se 21 mijë vizitorë nga Zvicra kanë hyrë në Shqipëri gjatë pesë muajve të parë të këtij viti.