Ekonomi

Për një vit Dogana e Kosovës mblodhi mbi 1 miliard euro

Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ka vlerësuar se ky vit ka qenë i mirë për institucionin i cili është baza kryesore e të hyrave për buxhetin e Kosovës.

Sipas tij dhe pse zgjedhjet që janë mbajtur në këtë vit në Kosovë, ato nuk kanë ndikuar në Doganë.

“Dogana e Kosovës për këtë vit deri më tani ka mbledhur mbi miliard e 120 milionë euro”, ka thënë ai në emisionin “Subvencion”, në RTK.

Sipas tij të hyrat janë më shumë për katër qind.