11.9 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Për herë të parë nga fillimi i luftës, Zelensky mund të dalë nga Ukraina

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares Bueno, nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të paraqitet personalisht në samitin e NATO-s në Madrid në fund të qershorit.

Duke folur në Sky News në Mbretërinë e Bashkuar, ministri tha se padyshim se do të ishte e vështirë për Zelensky të udhëtonte, por së paku ai do të ishte i pranishëm në video-konferencë.

Ministri përsëriti gjithashtu se Spanja është pro pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, sipas The Guardian.

“E kemi thënë publikisht, shumë herë. Ne e kuptojmë se shqetësimet e sigurisë të të gjithë anëtarëve të NATO-s duhet të merren parasysh. Prandaj, edhe ne i kemi dëgjuar me shumë kujdes miqtë tanë turq. Dhe ne shpresojmë që përmes dialogut gjithçka do të mund të zgjidhet”, tha ai. /abcnews.al

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit