Teknologji

Për herë të parë në më shumë se 8 vjet, Google rrit çmimin maksimal të një aplikacioni në Play Store

By GAZETA SCANNER 1

May 26, 2024

Në tetor të vitit 2015, Google rriti çmimin për aplikacionet në PlayStore nga 200 dollarë në 400 dollarë.

Që nga ajo kohë, Google e ka mbajtur çmimin maksimal për një aplikacion të Play Store në 400 dollarë, përcjell Telegrafi.

Por, së fundmi, kompania ka marrë vendimin për të rritur çmimin e aplikacioneve deri në 999 dollarë.

Kjo rezulton në një rritje prej 150 për qind.

Siç raportohet, sa më i lartë të jetë çmimi për një aplikacion, aq më e madhe është shuma e parave që përfundon në Google.