Lajme

Për herë të parë, në KK të Mitrovicës së Veriut shënohet Dita e Pavarësisë

By GAZETA SCANNER 1

February 17, 2024

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë, po mban seancë solemne në shënim e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i komunës, Erden Atiq dhe kryetari i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, në adresimin e tyre para asamblistëve, theksuan se kjo ditë për Kosovën dhe popullin e saj janë shumë të rëndësishme, “derisa dita e sotme është e veçantë edhe për qytetarët e kësaj komune, ngase për herë të parë shënohet edhe me mbledhje solemne të Kuvendit Komunal”, ka njoftuar RTK.

“Në këtë ditë të nderuar, më 17 shkurt, duhet ta përjetojmë si një moment të madh të nderimit për miqtë tanë ndërkombëtarë, miqtë e lirisë sonë. Ata ishin pranë nesh gjatë rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Në vitet e vështira të rezistencës paqësore, kur bota po përjetonte trazirat e post-komunizmit, ata na hapën dyert dhe dëgjuar zërin e një popullit të shtypur. Ata na ndihmuan që ky zë të bëhej edhe më i fuqishëm. Më 5 mars, 1998, në Prekazin e Adem Jasharit, nisi kryengritja e UÇK-së. Ata pranuan se kjo kryengritje kishte vetëm një ideal: lirinë, vlerën më të madhe të civilizimit perëndimor”, tha Atiqi mes tjerash në fjalën e tij para asamblistëve.