Sport

Pep Guardiola bën deklaratën emocionuese për largimin e Klopp nga Liverpooli

By GAZETA SCANNER 1

January 27, 2024

Jurgen Klopp ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/24.

Rivali i tij më i madh, Pep Guardiola është mërzitur me largimin e Klopp dhe tekniku spanjoll ka dhënë një deklaratë emocionuese pas fitores në Kupën FA ndaj Tottenham Hotspurs.

“Me largimin e Klopp tani do të fle më i qetë… Ditët përpara ndeshjeve me Liverpoolin, kanë qenë një makth i vërtetë. U trondita nga lajmi, e ndjej sikur do të humbë edhe një pjesë e Manchester Cityt”.

“Pasi nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu pa të dhe Liverpoolin”, deklaroi trajneri spanjoll për largimin e Klopp.