Lajme

Pensionohet nëna e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi e cila shërbeu 46 vjet si infermiere anesteziste

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Edibe Krasniqi, nëna e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pensionuar sot në ditëlindjen e 65-të të saj.

Kreu i PDK-së në urimin e veçantë për të, ka treguar se nëna e tij Edibe Krasniqi ka punuar gati 46 vite në shërbim të qytetarëve më në nevojë, si infermiere anesteziste në QKUK.

“Unë, por edhe gjithë pjesa tjetër e familjes sonë, s’kemi mundur të kërkojmë një shembull më të mirë e të gjejmë mbështetje më të madhe në jetë sesa nga ajo – që ka ditur gjithmonë të na dhuroj vetëm dashuri, buzëqeshje e frymëzim secilit prej nesh”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

“Të jemi mirënjohës përjetë, nënë – aq sa nuk mund të thuhet, për gjithçka dhe çdo gjë që ke bërë për ne. Të uroj pensionim të rehatshëm e jetë të gjatë e me shëndet. Gëzuar!”, ka shkruar kreu i PDK-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02xhuRVTARWp2QaUNyi2DZsQAxZB2uXGrg7X9J7kc6cLhhbSj3Wz1VQDHpMKukcipVl&id=100044662171388&mibextid=9R9pXO