Lajme

Pendarovski i zhgënjyer me rezultatet: Ishin shtatë kandidatë, votat u ndanë

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2024

Kandidati i LSDM-së, njëherit Presidenti aktual i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski, ka reaguar në një konferencë për shtyp pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve për kryetar shteti, duke vlerësuar rezultatet si të papritura.

Pendarovski ka deklaruar më tek se diferencat në vota mund të jenë rreth 130 mijë, duke theksuar se për të promovuar konceptin e një shteti të integruar në Evropë.

“Ndoshta diferenca do të jetë rreth 130 mijë vota. Nga nesër fillojmë me takimet me qytetarët që i kemi praktikuar deri më tani. Ishin shtatë kandidatë dhe për këtë votat u ndanë në disa anë dhe me siguri disa nga kandidatët që u larguan i morën votat e supozuara. Ne po e nisim nga fillimi dhe detyra ime do të jetë të promovoj konceptin në të cilin besoj thellë, atë koncept të një shteti që nuk është i izoluar, i integruar në Evropë dhe i një shteti që nuk ka ndarje të brendshme në asnjë bazë”, ka thënë Pendarovski.

“Nuk do të bëj marrëveshje me asnjë nga kandidatët për të ashtuquajturin transferim mekanik të votave. As në 2014 dhe as në 2019 nuk kam bërë një gjë të tillë që mekanikisht t’i marr votat askujt. Këtë nuk do ta bëj as tani, thjesht konceptin tim do ta prezantoj para të gjithë qytetarëve”, deklaroi ai.