Real Madridi është duke e vëzhguar nga afër mbrojtësin Diogo Dalot dhe ka pyetur portugezin për një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”.
Dalot ka eksperiencë të madhe te “Djajtë e Kuq”, skuadër të cilës iu është bashkuar që nga viti 2018, pra po kalon vitin e shtatë në “Old Trafford”.
Sipas mediumit spanjoll “Relevo”, Reali po e vëzhgon nga afër Dalot, të cilin e shohin si alternativa adekuate nëse dështon transferimi i Trent Alexander-Arnoldit.
Madridi gjithashtu është në dijeni se Dalot nuk do të jetë ndonjë transfer i lirë shkaku që Unitedi nuk konsideron marrëveshje nën regjionin e 50 milionë eurove.
Unitedi nënshkroi me 19-vjeçarin Dalot përreth 22 milionë euro para gjashtë viteve dhe gjiganti i Premierligës nuk pranon ta lejojë largimin e mbrojtësit të krahut të djathtë pa e dyfishuar këtë vlerë.
Raporti shton se Reali ka kontaktuar përfaqësuesit e portugezit për herë të parë kur Erik ten Hag ishte në krye, megjithatë Alexander-Arnold mbetet prioriteti kryesor.
Amorim në anën tjetër e ka dëshmuar se Dalot është i rëndësishëm për skuadrën, shkaku që ish trajneri i Portos ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e skuadrës angleze këtë sezon.