Lajme

Peci vazhdon përplasjen me KB “Krusha” pasi ia demantuan pretendimet

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2024

KB “Krusha” e drejtuar nga Farije Hoti ka paralajmëruar konferencë për media pas deklaratave të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. “Të pabaza dhe tendencioze”, janë quajtur akuzat e ministrit Peci cili ka publikuar një dokument, duke pretenduar se është dëshmia që në vitin 2019, i ishte refuzuar aplikimi për grant KB “Krushës”.

Pas këtij reagimi, ministri Peci ka publikuar një dokument që sipas tij dëshmon se në vitin 2019 është refuzuar aplikimi për grant i Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.” – ka shkruar ai.

Peci ka reaguar edhe ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, pasi kjo e fundit ka protestuar në Kuvend.

“Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim s’ka përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend.” – ka përfunduar Peci.

Kujtojmë se ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mijë euro që ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Faton Peci, i ka dhënë Sylejman Islamit, dajës së deputetes Fitore Pacollit, pasi një i tillë iu dha edhe vëllait të kësaj të fundit, ky dikaster ka pezulluar të njëjtin.

Nacionale ka siguruar dokumentin ku është marrë vendimi për pezullim të përkohshëm, i cili është nënshkruar të premten më 22 nëntor.

Në arsyetimin për vendimin e marrë, thuhet se kjo vjen pas raportimeve të mediave në lidhje me parregullsi në dhënien e këtij granti.