Lajme

Peci: Në Lipë nuk kam pasur takim me ministrin Krasniqi, këtu mund të vije kush të do

By GAZETA SCANNER 1

February 01, 2024

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka komentuar pretendimet e ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, se të hënën KFPOR-i ia ka ndalur hyrjen në Komunë të Zveçanit ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ai ka bërë me dije se në zyrat në Lipë, ku qëndron nga dita e parë e mandatit, ai nuk ka pasur ndonjë planifikim për t`u takuar me ministrin Krasniqi.

Sipas tij, në këto zyre mund të vije secili që do.

“Jo, nuk është e vërtetë…Në Komunën në Lipë, ku kam ndejt prej ditës së parë. Nuk kemi pas dicka naj takim kështu. Nuk qëndron se nuk u leju me ardh se këtu mundet me ardh kush të do pa problem, por nuk kemi pas dicka naj takim”, ka deklaruar Peci për gazetën “Express”.