Lajme

Peci: Kam marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve në villat në Stankaj të Pejës

By GAZETA SCANNER 1

August 22, 2023

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ka marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve në hapësirën që pretendon se i takon Institutit Bujqësor të Kosovës.

Peci përmes një video-adresimi ka thënë se tani pret nga instancat shtetërore që ta implementojnë vendimin për lirimin e objekteve në villat në Stankaj të Pejës

“Ne si Ministri përkundër që i kemi ndërmarrë të gjitha veprimet administrative, një veprim i tillë nuk është shoqëruar edhe me ndërmarrjen e veprimeve nga instancat e drejtësisë, në këtë rast nga Prokuroria e Shtetit. Si duket, pritja jonë ka qenë e kotë. Andaj sot si ministër kam marrë vendim për lirimin e të gjitha objekteve nga pronat që janë ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme Pres nga mekanizmat ekzekutiv, nga instancat shtetërore që ky vendim që ka bazë ligjore të implementohet”, ka thënë ministri.