Bashkëdrejtuesi i partisë Guxo, Faton Peci, ka folur për zgjedhjet dhe partneritetin me Vetëvendosjen.
Ai ka treguar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë kishte diskutuar për gati 6 orë dhe shumica e anëtarëve ishin që partneriteti të vazhdohej.
“Ka ekzistuar një vlerësim që shkuarja ndaras e Vetëvendosjes dhe Guxo hapë mundësinë që të rrezikohej bashkërisht një rezultat prej 50 për qind”, tha Peci.
I pyetur se si mund ta dinë forcën e tyre kur janë bashkë në një listë me Vetëvendosjen, tha se atë nuk mund ta dinë me saktësi, por nuk garojnë për të treguar forcë te LVV-ja, por për të dhënë dëshminë se një partneritet që ka ekzistuar në këtë qeveri meriton edhe një mandat të dytë.
Peci tha se forca reale e partisë Guxo do të shihet në zgjedhjet lokale ku tregoi se në shumicën e komunave do të garojnë individualisht.