Lajme

Peci “ia ftoh” Latifit të Rahovecit, e pret kalaveshin pa e shikuar

By GAZETA SCANNER

September 06, 2024

Të premten nisi festivali tradicional i vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”.

Në një ceremoni simbolike të vjeljes morën pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, dhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Festivali do të mbahet më 6, 7 dhe 8 shtator dhe gjatë këtyre ditëve pritet të zhvillohen aktivitete të ndryshme, përfshirë koncertet me këngëtarë të njohur shqiptarë.

Në njërën prej fotografive të publikuara nga “Ekonomia Online”, ministri Peci tregoi një aftësi interesante. Ai shihet duke prerë një kalavesh rrushi me darë, por duke e mbajtur shikimin në drejtim tjetër.