Lajme

Peci ia dha 100 mijë euro këshilltarit të tij | Mehmetaj: Dikush që e ka rrogën 400 euro në Kosovë duhet të punoj 20 vjet për me e arritë këtë shumë

By GAZETA SCANNER 1

November 17, 2024

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi u publikua skandali i radhës për ministrin Faton Peci, ku u zbulua se ai ia ka dhënë 100 mijë euro grante këshilltarit të tij, Naim Huruglica.

Mehmetaj tha se dikush që punon në Kosovë me rrogë 400 euro i duhen 20 vjet për ta arritur këtë shumë, shkruan Demokracia.com

POSTIMI I PLOTË: 

Tjetër skandal nga Pec Krimineli

100 mijë euro të tjera nga taksat tona Faton Peci, i njohur ndryshe si Faton Krimineli, ia paska nda si grant këshilltarit të tij Naim Huruglica.

Me 3 shtator të këtij vitit Huruglica njoftohet se iu aprovua projekti me vlerë 99 mijë e 902 euro.

Mos harroni, dikush që punon në Kosovë dhe që e ka rrogën 400 euro, që pak a shumë është mesatarja e pagave në Kosovë, për me arrit te shifra 100 mijë euro, i duhet të punojë 250 muaj.

Ose, saktësisht 20 vjet.

A Pec krimineli, që kryefjalë të qeverisjes e ka zhvatjen, i ndan si pa të keq për këshilltarin e vet, që në anën tjetër i jep edhe rrogë.

Normalisht, Peci del në ndërkohë edhe qysh e ka mësu kryeministrit, thotë “kush më kritikon mua është me Serbinë”.