Lajme

Peci i beson Kusari-Lilës “verbërisht”: Ajo tha se do të publikohen foto e video se si është festu në villën e Radojiçiqit

By GAZETA SCANNER 1

October 10, 2024

Ministri i Bujqësisë Faton Peci në një intervitë në ATV ka thënë se i beson Kusari-Lilës e cila në kuvend tha se do të publikohen pamje nga një “kremtë”, në villën e Radojiçiqit apo shtëpinë e tij.

Peci thotë se s’i ka parë por që i beson Kryetarës së “Alternativës”.

“Ka një paralajmërim të disa akterëve të qeverisë se do të paraqiten pamje, fotografi e video të kremtës të akterëv të rëndësishëm institucional në Kosovë se si është festu në shtëpinë dhe villën e Radojiçiqin. Unë nuk i ka pa, por dëgjova sot se kjo do të ndodh.” – është shprehur Peci.