Lajme

PDK në Lipjan: Drunjët dekorativ sa më të hollë në perimetër, aq më të trashë xhepat e pushetarëve!

Agon Bahtiri, sekretar i përgjithshëm i PDK-së në Lipjan, ka akuzuar komunën e drejtuar nga Imri Ahmeti për keqpërdorim të parasë publike.

Ai ka thënë se kjo komunë ka keqpërdorur paratë e taksapaguesve me tenderin për rregullimin e hapësirave publike.

“Ashtu siç jemi zotuar se do ta shpalosim çdo keqpërdorim të parasë publike në komunën e Lipjanit, kësaj here ekzekutivi ka keqpërdorur me buxhetin e taksapaguesve në tenderin e mirëmbajtjes dhe rregullimin e hapësirave publike. Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, pas hulumtimeve tona dyshojmë se ky tender është kurdisur me kompaninë ‘Eing-Com’ e cila ka lidhje dhe afërsi me individ të ekzekutivit. Për këtë tender komuna e Lipjanit ka shpenzuar gjithsejtë 292989.36 euro, ndërkaq, nëse e llogarisim për një muaj i bie që kjo kompani me seli në Podujevë ia merr Komunës së Lipjanit 8139 euro për çdo muaj megjithëse në anën tjetër të gjithë e dimë se sa po mirëmbahen hapësirat publike. Kjo kontratë ka hyrë në fuqi më 1 gusht të vitit 2019 dhe përfundon me 31 korrik të vitit 2022”.

“Qytetar të nderuar kemi edhe fakte të tjera dhe më shqetësues se më datën 09 dhjetor 2021 sipas planifikimeve të komunës do të fillon mirëmbajtja e rrugës ‘Avdi Kelmendi’ dhe parku tek rrethrrotullimi për Magurë, ku pikërishtë kjo kompani e ka bërë mbjelljen e drurëve dekorativ ku edhe në këtë pjesë të qytetit ka pasur keqpërdorime në trashësi dhe mungesë të 120 drunjve dekorativ. Andaj PDK-ja dega në Lipjan do ta inicioi edhe këtë procedurë në prokurori sepse dikush duhet të jap llogari dhe përgjegjësi rreth kësaj çështje” ka thënë Bahtiri .

📢 NJOFTIMI I FUNDIT: Konferencë për MediaDrunjët dekorativ sa më të hollë në perimetër, aq më të trashë xhepat e…

Geplaatst door PDK – Dega Lipjan op Vrijdag 22 mei 2020