Lajme

PDK-ja me tubim madhështor në Ludwigsburg të Gjermanisë

By GAZETA SCANNER 1

October 20, 2024

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim me diasporën në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Në këtë tubim, ka qenë i pranishëm edhe deputeti Mërgim Lushtaku, i cili ka thënë se “diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës”.

Postimi i plotë i Lushtakut në Facebook:

Organizim dhe angazhim i shkëlqyer i bashkëkombësve tanë në diasporë, në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.

Bashkë kemi arritë ta bëjmë PDK-në një fuqi politike pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare.

Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën, për popullin!

Mergim Lushtaku