Ballina

PDK-ja: Ligjet për KPM-në dhe KPK-në do t’i dërgojmë në Kushtetuese

By GAZETA SCANNER 1

July 11, 2024

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka paralajmëruar se do t’i dërgojnë në Gjykatën Kushetuese ligjet e votuara sot për Këshillin Prokurorial dhe atë të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Tahiri ka shkruar se këto përpjekje janë për ti kapur të dyja këto institucione dhe sot e kanë marrë vendim e prerë.

“Përpjekjet e përsëritura të këtij pushteti për kapjen dhe nënshtrimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe kontrollimin e mediave dhe të fjalës së lirë, e morën formën e vendimit me miratimin e dy ligjeve në seancën e sotme” shkuan ai.

Ndërsa thotë se përmes mekanizmave kushtetues do të sigurohen që po respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Prandaj, sigurisht se do të shfrytëzojmë mekanizmat kushtetues për ti dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave në mënyrë që të sigurohemi për respektimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”- tha Tahiri.