Lajme

PDK fuqizohet më tej në mërgatë, krijon dy nëndegë në reja në Belgjikë

By GAZETA SCANNER 1

March 10, 2024

Partia Demokratike e Kosovës, vijon me organizimin dhe fuqizimin e saj në mërgatë, ku ka mbajtur dy kuvende zgjedhore të dy nëndegëve të reja në Belgjikë, ka njoftuar Kryetari i Komisionit për organizimin e PDK-së në Mërgatë, z. Elmi Reçica.

Z. Reçica ka njoftuar se në Liege dhe Sint-Niklaas të Belgjikës, janë mbajtur kuvendet zgjedhore të nëndegëve të PDK-së.

“Pas një procesi demokratik, dje janë zgjedhur strukturat drejtuese të nëndegëve, me ç’rast për nëndegën e PDK-së në Liege, kryetar u zgjodh Nazmi Fazliu dhe poashtu kryesia, ndërsa për nëndegën e PDK-së në Sint-Niklaas, kryetar u zgjodh Sabit Ajazi, nënkryetar Ismet Haxhiu dhe poashtu kryesia”, ka shkruar z. Reçica.

Ai në fund të deklaratës, ka uruar dhe përgëzuar themelimin e nëndegëve si dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të tyre, dhe ka cekur se “së bashku do të punojmë për fuqizimin e mëtutjeshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Belgjikë”.

https://www.facebook.com/100044230999664/posts/1000739354743755/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v