Paulo Dybala padyshim që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Romës dhe këtë gjë e ka demonstruar që kur ka mbërritur në kryeqytet.
I pyetur rreth të ardhmes së tij nga gazeta arabe “Al Arabi Al Jadeed”, argjentinasi ka premtuar besnikëri.
“Për momentin e ardhmja ime është ndeshja tjetër. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë luaj për Romën dhe e imagjinoj veten time vetëm në Romë”, është shprehur Dybala.