Lajmest-slider

Patrullat e Policisë në aksion në Kosovë, pas orës policore

Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe shëndetit publik, menjëherë pas orës policore në ora 22:3 ka dalë në terren për zbatimin e masave anticovd19 të vëna nga Qeveria, shkruan IndeksOnline.

Në pamjet që janë publikuar në faqen zyrtare të PK-së, shihet se qytetarë dhe vetura të shumta janë ndaluar nga patrullat policore ngase kanë thyer këto rregulla.

Po ashtu, kontrolla pati në të gjithë Kosovën dhe në kafiteri të ndryshme.

Sipas pamjeve, njësitet policore kontrolluan se sa iu janë përmbajtur rregullave edhe lokalet.

“Të përkushtuar në shërbim ndaj vendit dhe qytetarëve

Policia e Kosovës vazhdon synimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ngritjen e partneritetit me qytetarët si dhe zbatimin e masave anti COVID-19.

Masat dhe kufizimet janë vendosur me të vetmin qellim për të ndikuar në parandalimin e perhapjes së pandemis, andaj të angazhohemi të gjithë së bashku në ruajtjen e shëndetit publik”, thuhet në njoftim.