Lajme

Patriot Krasniqi pas tubimit në Hanover: Mërgata do t’i prijë karvanit të fitorës së PDK-së më 9 shkurt.

By GAZETA SCANNER 1

November 23, 2024

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Itali dhe kandidati për deputet, Patriot Krasniqi, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në Hanover të Gjermanisë.

Ai ka thënë se Hanoveri ka konfirmuar ndryshimin e madh që do të vjen me Bedri Hamzën kryeministër.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se mërgata do t’i prijë karvanit të fitorës së PDK-së më 9 shkurt.

“Hannoveri konfirmoi sot ndryshimin e madh që po vjen. Pritje madhështore për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza. Entuziazëm kudo në diasporë për Partinë Demokratike të Kosovës. Mërgata do t’i prijë karvanit të fitorës së PDK-së më 9 shkurt. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.