Kandidati i PDK për deputet nga diaspora, Patriot Krasniqi, u ka bërē thirrje mërgimtarëve që t’i bashkangjitet vizionit të Bedri Hamzës, raporton Scanner.
“Sllogani nuk i’u është drejtuar Albin Kurtit e keqeverisjes së tij, e as VV- së.Sllogani i’u është drejtuar shtetasve të Kosovës, edhe atyre në mërgatë,të zhgënjyerve nga keqeverisja, të cilën e patën votuar para katër viteve”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
“Kosova mundet ma mirë” me ndihmën nga Mërgata!
Sllogani nuk i’u është drejtuar Albin Kurtit e keqeverisjes së tij, e as VV- së.
Sllogani i’u është drejtuar shtetasve të Kosovës, edhe atyre në mërgatë,të zhgënjyerve nga keqeverisja, të cilën e patën votuar para katër viteve.
Këtij elektorati nuk mund t’i ofrohesh me konceptin e prerjeve politike e as slloganeve të tilla. Fundja tendenca për prerje e fillim nga e para ja ku na solli. PDK- ja, nuk e ka këtë logjikë veprimi revolucionar të prerjeve.
Miku im në mergatë
Të besosh për një shpresë nuk ishte gabim. Ne qytetarin, i cili gaboi para 4 viteve, nuk e lëndojmë me sllogane e llogari për të kaluarën.
Ne dëshirojmë që qytetari të na bashkohet me proaktivitet veprues pa i thënë se çysh bre gabove në vitin 2021.
Fundja koherenca në veprimin politik është vetëdije dhe i shërben demokracisë dhe progresit. Nuk ecet me logjikën e fillimit nga e para.