Sport

Pati ndeshje fantastike, Musiala zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes” kundër Skocisë

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Gjermania ka arritur fitore në ndeshjen hapëse të Euro 2024 ndaj Skocisë.

Nikoqirët mposhtën skocezët me rezultat bindës 5-1.

Wirtz në minutën e 10’të hapi serinë e golave e më pas e pasuan Musiala dhe Havertz në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë gjermanët luajtën më të qetë duke arritur të realizojnë edhe dy gola tjerë me anë të Fullkrug dhe Emre Can, ndërsa skocezët shënuan golin e nderit falë Rudiger i cili dërgoi topin në portën e tij.

Pas ndeshjes si lojtar më i mirë i ndeshjes u zgjodh Jamal Musiala.

Musiala kishte 100% saktësi të pasimeve duke realizuar me sukses 32 nga 32 tentimet e tij dhe duke shënuar edhe një gol.