Rozë

Pasi publikoi një foto nudo gabimisht në Instagramin e tij, njerëzit po përgëzojnë aktorin

Mesa duket, Chris Evans mund të postojë edhe fotografi nudo në story-t e tij të Instagram dhe njerëzit përsëri s’mund ta urrejnë.

Imazhet u shfaqën për një kohë të shkurtër në profilin e tij gjatë fundjavës dhe më pas u fshinë, por ai pati përgjigjen më të mirë ndaj incidentit të vogël që i ndodhi.

Aktori postoi në fakt, një video të bërë screen-record dhe në një moment të vogël, shihej galeria e tij e fotove, mes të cilave ndodhej dhe fotoja nudo e një burri, për të cilën të gjithë supozuan se është vetë Chris edhe pse ai nuk e ka konfirmuar ose mohuar diçka të tillë.

Postimi u fshi shpejt, por jo para se të rrëmbehej nga ekrani dhe të shpërndahej gjerësisht në internet.

Chris, siguroi vendin e parë në hashtagun me emrin e tij në Twitter, pas publikimit të fotos dhe reagimit të tij.

Aktori theu disi heshtjen me këtë postim:

“Tani që kam vëmendjen tuaj… VOTONI në 3 nëntor!!!”

Njerëzit kanë reaguar shumë mirë nga kjo “përgjigje” e aktorit. Në fakt, duket se publikimi padashje i një fotoje, i dha atij çuditërisht një vëmendje shumë pozitive.

A ishte një gabim i vogël apo një veprim i bërë qëllimisht për të marrë vëmendje? Këtë nuk mund ta themi me siguri. Sidoqoftë, ditët e fundit, Twitter-i është plot me postime drejtuar aktorit.

Shumë shpejt, fansat e Chris Evans i mbushën rrjetet sociale me çdo foto, përveç fotos që e bëri trend atë.

“Mjaft postuat fotot e publikuara të Chris Evans. Ja ku janë disa foto të tjera të tij, sepse të gjithë e duan dhe e mbështesin.”