Lajme

“Pasi e ka prashit një ren u ulë e ka pushu, e ka vazhdu UÇK-ja”: Deklarata e Fatmir Humollit për rolin e Rugovës

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish komandanti i UÇK-së, Fatmir Humolli në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për Çlirimin e Kosovës më 1999.

Ai ka thënë se Kosovën e kanë çliruar ata të cilët e kanë nisur luftën përkatësisht ata të cilët kanë qenë të shtypur dhe ata që kanë besuar që kanë mundësi me u çliru prej pushtuesit serb.

Humolli ka thënë se lufta kundër pushtuesit serb ka filluar kohë më parë, fillimisht ka qenë “luftë ideologjike-politike dhe luftë e armatost është një segment i luftës çlirimtare kundër pushtuesit serb”.

Ai ka thënë se popullata shqiptare ka qenë kundër pushtuesit vazhdimisht dhe në vitet e ’90-ta sipas tij është “një kryengritje e krejt popullit tonë kundër pushtuesit serb”.

“Nuk e njofin më shtetin dhe institucionet serb. Ndërtojnë institucionet paralele kundër pushtuesit serb. Kulminacioni i luftës çlirimtare është luftë e armatost e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku i ka detyrue dhe i ka mobilizu krejt faktorët kundër pushtuesit serb”, ka thënë Humolli.

“Ibrahim Rugova e ka prashit një rend e u ulë ka pushue” 

Sa i përket kontributit të Ibrahim Rugovës, Humolli ka thënë se ai është pjesë e politikës paqësore. Në mënyrë metaforike ai ka thënë  se “ai ka hy në arë me prashit  një ren por masi e ka prashit at ren për mendimin tem u ulë e ka pushue, e ka vazhdu UÇK-ja”, ka thënë Humolli.