Lajme

Pas Vuçiqit propagandon edhe Brnabiq: “Kurti fajtor për gjithçka, perëndimi i dha kartë të gjelbër për të vrarë të gjithë”

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2023

Pas paraqitjes tejet propagandistike dhe të dëshpëruar të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u deklarua për sulmet terroriste brenda shtetit të Kosovës nga formacione të armatosura rëndë serbe është deklaruar edhe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në të njëjtën linjë me shefin e saj.

Tha se “(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti është fajtor për gjithçka” teksa fajësoi edhe komunitetin perëndimor se “i kanë dhënën kartën e gjelbërt për të vrarë gjithkënd”.

Për Kurtin krejt serbët janë terroristë. E ka kartën e gjelbërt për të vrarë të gjithë”, ka propaganduar Brnabiq në Tv Pink.

Brnabiq në pamundësi për të përgënjeshtruar faktet – që 30 pjesëtarë të armatosur rëndë kryen sulm terorrist në shtetin e Kosovës ku edhe vranë një pjesëtarë të policisë kosovare, Afrim Bunjakun, dhe plagosën në tjetër – iu kthye të zakonshmes së saj se “Kurti po kryen ëndrrën e tij jetëgjate për konflikt të armatosur”.