Lajme

Zyrtari i LDK-së: Pas vëllait, Peci ia ndau plotë 100 mijë euro edhe dajës së Pacollit

By GAZETA SCANNER 1

November 18, 2024

Ndarja e 100 mijë eurove për vëllain e deputetes sëë Vetëvendosjes, Fitore Pacollit rezulton me vetëm një pjesë të “çekut” të parave të ndara për familjarët e deputetes.

Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike, Egzon Pacolli, pas ekspozimit të grantit që ministri i Bujqësisë, Faton Peci ia ndau vëllait të deputetes, ka bërë të ditur se plotë 100 mijë euro iu ndan edhe dajës së deputetes Pacolli, Sylejman Islamit.

“E tash dikush duhet me dhënë dorëheqje”, tha Pacolli pas ekspozimit të skandaleve ku ndahen grante nga Ministria e Bujqësisë për familjarët e partisë në pushtet.