Ballina

Pas testimeve të urës së Ibrit, Krasniqi e Atiqi pinë kafe në një lokal në pjesën veriore

By GAZETA SCANNER 1

August 08, 2024

Pas testimeve të urës së Ibrit, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, janë parë duke pirë kafe në pjesën veriore, përkatësisht në kafenenë “C’est la Vie”.

Testimet e urës kanë filluar të enjten pasdite, ndërsa para testimeve Krasniqi dhe Atiqi morën pjesë në takimin e organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale ku u diskutua sa i përket hapjes së kësaj ure.