Rozë

Pas Sunny Hill, Bebe Rexha interpreton si në opera (Video)

By GAZETA SCANNER 1

July 31, 2024

Bebe Rexha është adhuruese e operës.

Këtë e tregoi këngëtarja me anë të një postimi në Instagram, ku shihet duke kënduar live në një ambient të hapur e rrethuar nga miqtë.

“Kur isha e vogël, ulesha në dhomën time dhe këndoja krahas Inva Mulës dhe Renee Fleming. Muzika klasike rezonante thellësisht me mua, si asnjë muzikë tjetër. Unë nuk pretendoj të jem këngëtare opere, thjesht një adhuruese e pasionuar e operës”, shkroi ajo në postim.