Rozë

Pas shumë muajsh, lajmërohet Antonela Berisha tregon gjendjen e saj

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Kohëve të fundit emri i Antonela Berishës dhe motrës së saj Marielës është prezent ne media, pasi ato dhunuan barbarisht Klea Prengën në një nga lokalet e Tiranës.

Pas zbardhjes së vendimit, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Mariela Berishën, ndërsa la të pandryshuar masën “detyrim për paraqitje” për Antonela Berishën.

Gjatë kësaj kohe Antonela qëndroi larg rrjeteve sociale duke mos publikuar asgjë, por orë me parë ajo ka publikuar një foto teksa shihet në pasqyrat e ashensorit.

Foto kjo ku tregoi se është në formë si asnjëherë më parë, dhe e rregulluar në çdo detaj.