Lajme

Pas shkuarjes së mërgimtarëve zvogëlohen pritjet në pikat kufitare në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

September 02, 2023

Pikat kufitare në Kosovë gjatë verës 2023 kanë qenë mjaftë të ngarkuara pas ardhjes së mërgimtarëve.

Mirëpo pas shkuarjes së tyre, pikat kufitare kanë filluar që të “qetësohen”, kështu duke u zvogëluar edhe pritjet e gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet tashmë janë zvogëluar, ku në Merdarë për të dal nga Kosova duhet pritur deri në 50 minuta.

Ndërsa tek Dehu i Bardhë, pritjet janë deri në 15 minuta.

Në pikat e tjera kufitare gjendja është më e qetë.