Ajaxi e ka mposhtur Panathinaikosin në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës, pas plot 34 penalltive të gjuajtura.
Pasi rezultati i përgjithshëm doli të jetë 2:2, dy skuadrat shkuan në ekzekutimin e penalltive por askush nuk do ta mendonte se do të gjuheshin plot 34 penallti.
Heroi i Ajaxit, doli të ishte 40-vjeçari Pasveer që arriti të mbronte pesë penallti, si dhe ishte i saktë në goditjen e tij.
Pas 34 penalltive të gjuajtura, Ajaxi fitoi me rezultat 13:12, derisa lojtari më pafat ishte Brobbey, të cilit i erdhi radha për të goditur dy herë, megjithatë assesi s’ia doli të shënonte.
Kësisoj, Ajaxi vazhdon në play-offin e Ligës së Evropës, derisa skuadra greke që po e kërkon transferimin e Xherdan Shaqirit do të luajë në play-offin e Ligës së Konferencës.