Lajme

“Pas pak ditësh merret vendimi”: Deputetja e Vetëvendosjes paralajmëron largimin nga partia

By GAZETA SCANNER

September 27, 2024

Drita Millaku, deputete e VV-së, pritet të largohet nga partia.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet vetë ajo nëpërmjet një përgjigjeje për Indeksonline.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam tu u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka patur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh” ka thënë Millaku.

Nacionale ka raportuar javën e ardhshme se deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica, javën e ardhshme do të largohen nga grupi parlamentar i VV-së.