Lajme

Pas një sëmundje të shkurtër vdes në moshën 49-vjeçare, vëllai i deputetit të PDK-së

By GAZETA SCANNER 1

August 07, 2023

Ka vdekur vëllai i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqës.

Deputeti përmes rrjeteve sociale ka njofuar se pas një sëmundje të shkurtër, vëllai i tij Hasan Beqa ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare.

Ai tutje njoftoi se varrimi i të ndjerit pritet të bëhet nesër në fshatin Molliq nga ora 15:00.

Njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar, familjar, miq dhe dashamir!

Me pikëllim të thellë, ju njoftoj që sot pas një sëmundje të shkurtër në moshën 49 vjeçare ndërroi jetë vëllau jonë Hasan Beqa.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me datën 08.08.2023 në ora 15:00 në fshatin Molliq.

Mirupafshim Vëlla. Të Zotit jemi dhe te Zoti do të kthehemi🙏🏾