Sport

Pas ngjarjes së turpshme në Istog, FC Suhareka kërkon nga FFK të marrë masa

By GAZETA SCANNER 1

September 23, 2023

Futbollistët e FC Suhareka janë sulmuar pas ndeshjes kundër KF Istogu.

Me këtë rast, FC Suhareka ka kërkuar  nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe organet kompetente që të marrin masa nga të gjithë atyre që kanë shkaktuar dhunë.

“Ngjarje skandaloze pas përfundimit të ndeshjes nga futbollistët, zyrtarët dhe shikuesit të pranishëm në stadium, skena të tilla vetëm sa e dëmtojnë imazhin e futbollit Kosovar në përgjithësi. Kërkojmë nga organet kompetente dhe nga organet mbrenda FFK-së të marrin vendimet e duhura. TMERR !!!!”, është thënë në reagimin e FC Suhareka.

Ndeshja në mes të FC Suhareka dhe KF Istogu ka përfunduar baras 1:1. Golin për FC Suhareka e ka shënuar Mevlan Zeka.