Lajme

Pas ndarjes, Lumbardhi: I uroj Kaderit më të mirat në botë

By GAZETA SCANNER 1

October 13, 2024

Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Lidhja e tyre përfundoi disa muaj pas Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe u njohën.

Bukuroshja nga Prizreni ka hedhur disa akuza për fituesin e BBVK, ndonëse nuk janë zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ndarjeje.

Foto: Screenshot/Instagram

Ish-futbollisti nga Vitia ka qenë së fundmi i ftuar në “Talk With Afrona”, ku ka folur më shumë rreth kësaj.

“Secila fazë e ka atë të veten, secila ndarje e ka atë të veten po unë mendoj në qoftëse dy persona të rritur vendosin me i nda rrugët nuk është më ai hap vetëm pa asnjë arsye, pa i menduar”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti tutje theksoi: “Unë mund të them që i uroj Kaderit më të mirat në botë edhe shumë suksese në jetë”.

Kader nga ana tjetër duket se ka një hatërmbetje me Lumin dhe ka lënë të kuptohet se ka ndodhur një tradhti.