Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas pranim-dorëzimit të detyrës së pasuesit të tij, Ejup Maqedoncit, ka shkuar për homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz.
Mehaj një gjë të tillë e ka njoftuar përmes Facebook-ut, teksa u shpreh lart për veprën e komandantit Adem Jashari.
“Prekazi është vendi ku janë vënë themelet e ushtrisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari do të mbetët përherë komandanti i cili i prinë ushtrisë sonë, na prinë neve dhe i prinë popullit në idealet që kemi”, ka thënë ndër të tjera ai.
Dorëheqja e Mehajt nga dikasteri i Mbrojtjes u bë i ditur sot. Sipas Qeverisë, ai dha dorëheqje për arsye personale.