Sport

Pas humbjes nga Lille i Zhegrovës, Real Madridi kërkon këndelljen sonte ndaj Villarrealit

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Real Madridi në mesjavë pësoi një humbje të papritur nga ekipi frances, Lille, ku luan edhe futbollisti i shquar nga Kosova, Edon Zhegrova.

Pas kësaj humbje, Real Madridi sot zbret në fushën e gjelbër për një ndeshje kampionale në La Liga.

Sonte me fillim nga ora 21:00, sipas kohës tonë lokale, Real Madridi do të ndeshet me Villarrealin, një ekip simpatik nga province Kasteljon e Spanjës lindore.

Në fakt, Real Madridi do të jetë mysafir i Villarrealit, ndërsa do të kërkojë që ta lë pas humbjen nga Llille, që ishte humbje goxha befasuese.