Lajme

Pas disa ditësh trajtim në QKUK, vdes burri që u godit nga një veturë në Gjakovë

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Pas katër ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka humbur jetën burri që u godit nga një veturë në Gjakovë dhe pësoi lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima ishte përplasur nga një veturë në lëvizje më 12 qershor, në rrugën “Hysni Dobruna” në Gjakovë.

Por, përkundër intervenimeve të mjekëve në QKUK, i ndjeri nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe vdiq dje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.”/GazetaSinjali/