Sport

Pas Barcelonës edhe City e do yllin e Interit

Ylli i Interit, Lautaro Martinez është futur në “radarin” e klubit të madh anglez, Manchester Cityt, raporton GazetaScanner.

Sipas medieve angleze, “Qytetarët” synojnë ta blejnë sulmuesin argjentinas, i cili po bën sezon të madh me internistët.

Martinez prej kohësh është cak i Barcelonës, i cili shihet si pasues i denjë i Luis Suarez.

Por, “Blaugranat” duket se do ta kenë të vështirë ta blejnë Martinezin, sepse tashmë në garë për të është edhe gjiganti anglez, Manchester City.

Trajneri i Cityt, Pep Gaurdiola mësohet se e admiron argjentinasin, të cilin dëshiron ta ketë në skuadër. Martinez këtë sezon të garave, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 3 asistime në Seria A, por argjentinasi ka realizuar edhe 5 gola në Champions League. /GazetaScanner/