Pas Ballkanit, edhe dy klubet tjera shqiptare, Partizani dhe Struga janë kualifikuar në fazën e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Tirana e mposhti ekipin Valmiera FC me rezultat minimal, 1:0, që ishte i mjaftueshëm për të ecur tutje.
Golin e fitores e shënoi Tedi Cara nga penalltia në pjesën e parë.
Partizani shkoi tutje me rezultat të përgjithshëm, 3:1, pasi lojën e parë në udhëtim e kishte fituar 2:1.
E përpara eci edhe Struga, e cila e eliminoi ekipin Swift Hesperanges.
Përkundër humbjes 1:2 sonte në udhëtim, kampioni i Maqedonisë së Veriut shkoi tutje pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm, 4:3, ndërsa lojën e parë në shtëpi e kishte fituar 3:1.
Golin e vetëm, por të mjaftueshëm sonte për Strugën e shënoi sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Ibraimi.