Lajme

Pas Avdylit, edhe Muja: Populli te Kurti sheh sakrificë, ia kaloi edhe Rugovës

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2024

Pas u quajt “enciklopedi që ec” nga Haxhi Avdyli, një tjetër deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thurur lavde për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Muja në një paraqitje të tij te “Dpt Fidani”, ka folur për “gjykimin” që i ka bërë përzgjedhjes së qytetarëve për Albin Kurtin, te i cili, sipas tij shohin “sakrificën e së kaluarës dhe dëshirën për të ardhmen”.

“Populli i Kosovës nga viti 2019 e këndej, ka vendosë që lider duhet me qenë Albin Kurti, në gjykimet si profesionist që i kam bërë atë kohë, është se te Albin Kurti ata e kanë parë njëfar simbioze të një sacrifice të së kaluarës, dhe një dëshirë për të ardhmen. Kështu e kanë parë dhe kanë vendosë ngjajshëm, me ia dhënë këtë lidership.” – u shpreh ai.

Tutje, deputeti e ka krahasuar Kurtin me presidentin historik, Ibrahim Rugova, duke thënë tejkaloi edhe votat e tij dhe se është lideri me më së shumti besim.

“Pas Rugovës, mendoj që e tejkaloi edhe numrin e votave të Rugovës, mendohet që është një prej liderëve me më së shumti besim.” – ka thënë ai.