Lajme

Pas 16 orësh në tokë neutrale, lejohet të hyjnë ata që prisnin në Kakavijë

Pas 16 orësh qëndrimi janë lejuar të hyjnë në atdhe dhjetra shqiptarë të cilët kishin mbetur në në tokë neutral mes Malit të Zi dhe Greqisë. Ata u lanë në mënyrë të papërgjegjshme të qëndronin me orë të tëra në tokë neutrale duke u sugjeruar të ktheheshin nga kishin ardhur pa i lejuar të hynin në atdhe.

Ora News publikoi dje pamje nga këto momente kur shqiptarë mes tyre të moshuar dhe fëmijë nuk lejohen të kalojnë traun për të hyrë në Shqipëri.

Sot gazetarja e Ora News nga Gjirokastra informon se janë lejuar të kalojnë 30 persona, ndërsa 10 të tjerë janë kthyer mbrapsht.

“Situata sot është më e qetë. Sipas burimeve zyrtare nga pika kufitare e Kakavijës mëngjesin e sotëm as mbrëmjen e djeshme nuk ka pasur emigrantë në tokë neutrale. Pas apelit të bërë në Ora News disa janë lejuar. “

Shtetasit nuk ishin pajisur me autorizimin përkatës të konsullatës greke.

Gazetarja informon se kufiri është tërësisht i bllokuar dhe asnjë kalim i këmbësorëve nuk lejohet nëse nuk kanë leje përkatëse. Në Kakavijë do të lejohet vetëm kalimi I kamionëve me mallra ushqimore dhe farmaceutike.