Lajme

Pas 11 vitesh, dënohet vrasësi i Altin Avdylit i cili u vra në ShBA

By GAZETA SCANNER 1

June 12, 2024

Vrasësi i Altin Avdylit nga Prishtina u dënua me 32 vjet burg. Kosovari 31 vjeç, ishte vrarë nga një  shtetas amerikan në SHBA, në vitin 2013, derisa po dilte nga vendi i punës. Seanca e mbajtur në një gjykatë në Miçigan, është ndjekur nga familjarët e të ndjerit ‘online’ nga Prishtina.

Vrasësi i Altin Avdylit nga Prishtina u dënua me 32 vjet burg. Kosovari 31 vjeç, ishte vrarë nga një  shtetas amerikan në SHBA, në vitin 2013, derisa po dilte nga vendi i punës. Seanca e mbajtur në një gjykatë në Miçigan, është ndjekur nga familjarët e të ndjerit ‘online’ nga Prishtina.

Gjykata e shtetit të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dënuar me 32 vjet burgim të akuzuarin Ramone James Conneilies për vrasjen e Altin Avdylit në Detroid të SHBA-së. 30 vjet burg Conneilies iu shqiptuan për vrasje, e 2 për armëmbajtje pa leje.

Në seancën përfundimtare, gjykatësja ftoi familjarët të deklarohen dhe të betohen se do të flasin të vërtetën. Në emër të familjes fjalën e mori edhe vëllai i të ndjerit përmes video lidhjes.

“Desha t’i them disa fjalë për vëllanë tim, Altin Avdyli, sepse askush në sallë nuk pati rastin ta njohë sa ishte gjallë. Në vitin 2006 Altini migroi në SHBA dhe vetëm pas ditës së tretë ai filloi punën dhe punoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ky i akuzuari këtu, ishte në gjendje që me pistoletë të mbushur ta priste Altinin pas një mbrëmjeje të lodhshme, pas punës, të premten, duke e qëlluar dhe plaçkitur veturën e tij e duke e lënë të vdiste. Për një shtetas si Altini është humbje jo vetëm për familjen, por edhe shoqërinë e shtetin”, tha Arsim Avdyli, familjar i Altinit, raporton RTK.

Edhe familjarët tjerë seancën e kanë përcjellë nga Kosova.

I akuzuari për vrasjen e Altin Avdylit, u arrestua në Detroid në nëntor të vitit 2021, ndërsa fajësinë e pranoi në shkurt të këtij viti.

Conneilies u akuzua për vrasje të Altin Adylit në vitin 2013. I akuzuari kishte shtënë dhe vrarë Avdylin, rreth orës 21:00, të datës 6 dhjetor, 2013, derisa ai po largohej nga restoranti që ishte biznes tij.