Rozë

Partnerja e Ronaldos kaloi katër ditë në spital, kjo është gjendja e saj

By GAZETA SCANNER 1

October 25, 2024

Georgina Rodriguez së fundmi kaloi katër ditë në spital.

Ajo tha se pati pneumoni.

30-vjeçarja hyri në Instagram për t’ua shpjeguar ndjekësve të saj situatën.

“Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni, tani jam më mirë, por ende po shërohem në shtëpi pranë familje. Faleminderit stafit, mjekëve, infermierëve e spitalit që u kujdesën për mua dhe jam mirënjohëse për këtë”, ka shkruar ajo.