Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkeljd Alibeaj ka njoftuar sot zyrtarisht përjashtimin e deputetëve Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici dhe Agron Shehaj.
Katër deputet e lidhur me grupin e rithemelimit të udhëhequr nga Sali Berisha nuk do të jenë më pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.
Njoftimi i zyrës së shtypit të Enkelejd Alibeaj:
Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1 vjecar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, sipas vendimit nr.1 dhe nr. 1/1, datë 10.01.2022 të Kryesisë së Partisë dhe konfirmimit të Këshillit Kombëtar dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 15.01.2022, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar. Për këtë qëllim, është njoftuar zyrtarisht Kuvendi i Shqipërisë që deputetët Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici dhe Agron Shehaj nuk janë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 11.01.2023.